Ancelotti “i mahnitur” nga “bomberi” francez: Benzema mund të fitojë një tjetër “Top të Artë”

schedule16:13 - 6 Prill, 2023

schedule 16:13 - 6 Prill, 2023

Periudha e pushimit gjatë ndeshje ndërkombëtare, duket se ka ndikuar mjaft mirë për “bomberin” francez të Real Madrid, Karim Benzema, i cili në 2 ndeshjet e para të prillit ka shënuar plot 6 gola, respektivisht 3 ndaj Real Valladolid dhe 3 mbrëmjen e djeshme në “El Clasico” ndaj Barcelonas.

Pas ndeshjes fantastike mbrëmjen e djeshme disa fjalë për performancën e “bomberit” i tha dhe tekniku i “mbretërve” të Madridit, Carlo Ancelotti, i cili është shprehur haptazi se Benzema mund të fitojë edhe një tjetër “Top të Artë” në karrierën e tij.

“Karim “shtypi çelësin”, u ndez. Ai u ndihmua shumë nga puna e bërë gjatë pushimeve ndërkombëtare. Benzema mund të fitojë një tjetër “Top të Artë” sepse ende është një nga sulmuesit më të mirë në botë”,- tha në fjalën e tij, tekniku italian. /i.m /abcnews.al