Napoli po përgatitet të shkarkojë trajnerin Carlo Ancelotti dhe ta zëvendësojë atë me ish-trajnerin e Milanit, Gennaro Gattuso, sipas SportItalia.
Presidenti Aurelio De Laurentiis dhe drejtori sportiv i klubit, Cristiano Giuntoli, kanë punuar shumë për të bindur Gattusos të bashkohet me napolitanët dhe të zëvendësojë ish-trajnerin e tij, Ancelotti.
Vetë Gattuso ka vlerësuar opsionet e tij dhe përgjigja do të varet nga rezultati i ndeshjes së Champions League të Napolit kundër Genk nesër, si dhe nga ndeshja e tyre e ardhshme në kampionat kundër Parmës.
Marrëveshja raportohet të jetë një kontratë 18-mujore, 6 muaj për pjesën e mbetur të këtij sezoni dhe më pas sezonin e plotë vitin e ardhshëm. Pas kontakteve midis De Laurentiis dhe Jorge Mendes, agjentit të Gattuso, pritet që marrëveshja të konkretizohet nesër në mbrëmje./abcnews.al