Duke folur në konferencën për shtyp në prag të “El Clasico” kundër Barcelonës, ndeshje e vlefshme për raundin e dytë të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, Carlo Ancelotti, trajneri i Real Madrid ka komentuar për këtë supersfidë.
“Ideja është të mos çmendesh për të shënuar një gol. Ideja është të luash një ndeshje të plotë me dhe pa top. Do të çmendemi vetëm nëse mund të shënosh një gol në minutën e pestë dhe më pas të pësosh dy.
Përballja me Xavi? Është shumë e vështirë të bësh krahasime individuale mes trajnerëve. Nesër është radha jonë për të fituar”, ka përfunduar tekniku italian./ h.ll/abcnews.al