Gjatë konferencës për shtyp në prag të “El Clasico”-s kundra Barcelona-s, tekniku Carlo Ancelotti, foli edhe për të ardhmen e tij në krye të Real Madridit, kontratën e italianit, që skadon në vitin 2024.
“Klubi duhet të bëjë këto zgjedhje, por unë do të qëndroja për gjithë jetën këtu. Është e pamundur, por unë do ta doja. Klubi do të vendosë në fund të sezonit dhe shpresa ime është të qëndroj”,- tha për të ardhmen e tij, Don Carlo. /i.m /abcnews.al