Ancelotti gëzon tifozët: Benzema është rikuperuar, do jetë titullar ndaj Osasunas

schedule15:10 - 1 Tetor, 2022

schedule 15:10 - 1 Tetor, 2022

Real Madrid do të zbresë ditën e nesërme në fushën e lojës ku do të përballet me Osasunan, në sfidën e vlefshme për javën e 7-të të La Liga.

Në prag të kësaj sfide një lajm shumë pozitiv për tifozët e “Los Blancos” e ka dhënë trajneri Carlo Ancelotti, i cili ka theksuar se nesër sulmuesi, Karim Benzema do të jetë në fushën e lojës.

“Benzema është shumë mirë, ai do ta fillojë ndeshjen nesër. Gjendja e tij fizike është shumë e mirë. Ai më duket në top formë. Ai do të luajë”, tha Ancelotti sot për “Marca”.

Italiani pastaj u pyet edhe për formën e Benzemas. 34-vjeçari nuk kishte qenë aq efektiv në ndeshjet para se të lëndohej dhe Ancelotti u pyet nëse ky ishte një shqetësim.

“Ai nuk ka shënuar në ndeshjet e fundit sepse nuk ka luajtur. Nuk shoh asgjë të çuditshme te Karim. Ai është shumë i mirë, është stërvitur shumë mirë. Karim është si është gjithmonë. Do të shohim pas kësaj periudhe në të cilën ai nuk ka luajtur nëse e shohim Karimin e zakonshëm”, ka deklaruar tekniku i “Los Blancos”.

Kujtojmë se sulmuesi francez humbi 3 ndeshjet e fundit të Realit, pasi u dëmtua në përballjen me Celtic në Champions League. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!