Futbolli në Angli është pezulluar dhe situata është e vështirë, njësoj si në vendet e tjera. Trajneri i Everton, Carlo Ancelotti ka folur për Gazzetta dello Sport rreth situatës së jashtëzakonshme që ka krijuar koronavirusi, duke e krahasuar me një luftë dhe tragjedi.
“Kishte ardhur koha të ndalohej futbollit edhe në Angli. Ishte një vendim i drejtë dhe korrekt, nuk mund të vazhdonim me këtë situatë. Shëndeti është përparësia kryesore për të gjithë. Në teori, duhet të rinisim stërvitjen me 22 mars, por nëse përkeqësohet situata? Si mund të mendojmë për të punuar?
Nuk llogariten nevojat e futbollit, por shëndeti i njerëzve. Nuk mund të flasim për futboll, nëse koronavirusi është ende në shpërthim. Futbolli vlen zero për mua në këto momente. Bezdisem duke folur për këtë temë, po përballemi me një tragjedi.
Numri i të vdekurve në Itali është i tmerrshëm. Çdo mbrëmje lexojmë raportet e luftës. Ndoqa me vëmendje konferencën për shtyp të Kryeministrit britanik në televizion. Më duket se këtu nuk e kanë kuptuar ende seriozitetin e situatës”, përfundon Carlo Ancelotti. /abcnews.al