Carlo Ancelotti është zyrtarizuar si trajner i Real Madrid. Italiani ka firmosur për tre vite dhe nesër do të prezantohet te spanjollët. Në orën 18:00 do të flasë për mediat gjerë e gjatë, por fillimisht është përshëndetur me Everton dhe tifozët e tij.
“Doja të falënderoja klubin e Everton, lojtarët e mi dhe tifozët që më dhanë mundësinë të drejtoja këtë klub fantastik dhe me histori. Vendosa të largohem sepse kam një sfidë të re me një ekip që ka qenë gjithmonë në zemrën time, Realin e Madridit.
Largohem duke marrë me vete momente të mrekullueshme që kemi jetuar së bashku. I uroj klubit dhe tifozëve më të mirat”, është shprehur Ancelotti, në reagimin e parë që ka bërë pas largimit nga Everton. /abcnews.al