Ancelotti është “numri 1”/ Trajneri italian fiton titullin e 15-të në Madrid, italiani la pas “legjendën” e stolit madrilen

schedule16:16 - 19 Dhjetor, 2024

schedule 16:16 - 19 Dhjetor, 2024

Nuk e ka nisur sot këtë udhëtim.

Karlo Ançeloti ka qenë një njeri fitues në futboll që kur ende mbante të veshur uniformën, dhe kur ishte trajner I Milanit, Bajernit, Çelsit apo Paris SG.

Gjithsesi, personaliteti I tij nuk mund të kuptohet, dhe nuk mund të jetë I plotë pa epokën madrilene.

Në stolin e Realit ai ka fituar tituj si akund tjetër, madje shumë më tepër sesa tek Milani I tij.

Me suksesin në finalen e Kupës Interkontinentale ndaj Paçukës, Ançeloti arriti në 15 trofe gjithsej si “merenges”.

Tashmë, ai ka lënë pas një legjendë të vërtetë, siç është trajneri I famshëm I dikurshëm, Migel Munjoz, që ka 14.

Viti 2024 u mbyll me 5 trofe, dhe italiani ka meritë të padiskutueshme në udhëheqjen e skuadrës.

Në total, Ançeloti ka dy tituj në La Liga, dhe sidomos shkëlqen në Champions, në kompeticionin që është tipik I Realit.

Fitoret e tij nisën me titullin në 2014, dhe vazhduan me kupat e fituara në 2022 dhe këtë vit.

Veterani 65-vjeçar flet shkurt se çfarë do të thotë të drejtosh Realin.

“Është një nder I madh për mua. Për çdo trajner është një ëndërr që një ditë ta ketë këtë detyrë, pra që të drejtojë Realin e Madridit, klubin që ka fituar më shumë në futboll. Pra çdo trajner dëshiron ta drejtojë këtë ekip, sepse është klubi më I madh në botë”.

Pritet që “Karleto” të fitojë edhe më shumë trofe pasi Reali ka objektiva këtë sezon në La Ligë, madje edhe në Champions, ndërsa nuk pritet që ai të largohet shpejt nga ky post që e dashuron. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!