Ancelotti “eklipson” Ferguson, trajneri italian thyen rekordin e madh në Champions League

schedule11:54 - 9 Nëntor, 2023

schedule 11:54 - 9 Nëntor, 2023

Ishte një mbrëmje e shkëlqyer për Real Madrid të mërkurën mbrëma, pasi spanjollët mposhtën 3-0 Braga, duke regjistruar fitoren e tyre të katërt radhazi në Champions këtë sezon dhe kështu siguruan kualifikimin në fazën me eliminim direkt.

Kjo fitore ishte edhe një moment historik për trajnerin Carlo Ancelotti. Fitorja ndaj Braga ishte e 116-ta për italianin në Champions League, duke thyer rekordin për më shumë fitore nga një trajner në këtë kompeticion.

Sipas “Relevo”, rekordi ka qenë më parë i barabartë nga Ancelotti dhe Ferguson, me nga 115 fitore, por tashmë italiani mban vendin e parë në podium me 116 fitore. I treti vjen Guardiola me 107 fitore, që me shumë gjasa pritet të thyejë shumë shpejtë këtë rekord personal./h.ll/abcnews.al