Carlo Ancelotti ka një projekt të qartë te skuadra e Everton dhe përveç afrimeve të bujshme këtë merkato, po siguron edhe firma rinovimi te lojtarët aktualë që i ka në skuadër. Një futbollist që ka fituar besimin e Ancelottit, është Michael Keane.
Mbrojtësi anglez, i dalë nga akademia e Manchester United, ka bërë një sezon të mirë tek Everton, duke qenë titullar në qendër të mbrojtjes së bashku me gjigantin Yerri Mina.
Keane ka rinovuar sot kontratën e tij dhe do të jetë pjesë e skuadrës blu të Liverpulit edhe për pesë vitet e ardhshme, duke i premtuar besnikëri Ancelottit dhe klubit nga Merseyside./abcnews.al
Michael Keane has signed a new five-year deal to keep him at Everton until June 2025.
— Sky Sports Premier League (@SkySportsPL) August 30, 2020