Napoli po luan momentalisht përballë Genk dhe po udhëheq me rezultatin 2-0, por siç raporton Di Marzio, Ancelotti e ka mbyllur me napolitanët edhe në rast fitoreje.
Don Carlo e ka gjetur edhe ekipin e ri që do të drejtojë, Arsenalin, skuadër me të cilën duket se ka gjetur edhe akord paraprak. Arsenali është momentalisht pa trajner pas shkarkimit të Unai Emery.
Freddie Ljumberg, ish-futbollisti i “Topçinjve”, po drejton skuadrën si trajner i përkohshëm. Arsenali ka shumë probleme këtë sezon dhe mbrëmë mori fitoren e parë pas plot 2 muajsh.
“Topçinjtë” mposhtën në transfertë 1-3 skuadrën e Ëest Ham, falë golave të Martinelli, Pepe dhe Aubameyang./abcnews.al