Carlo Ancelotti merr përgjegjësinë mbi shpatullat e tij pas disfatës ndaj Atletico Madrid.
Real Madrid u posht 3-1 duke bërë shumë gabime në mbrojtje.
“Nuk e nisëm mirë, nuk u mbrojtëm mirë, ishim të brishtë në zonën tonë, nuk shtynim dhe kur ata kaluan në avantazh 2-0. Ata luajtën ndeshjen që dëshironin, duke u mbrojtur mirë dhe duke kërkuar kalime të shpejta.
Atletico bëri më mirë se ne. mendoj se është një temë për të cilën kemi biseduar dhe do të vazhdojmë të flasim, shumë herë rivalët tanë kaluan në epërsi herët, tri herë arritëm të ktheheshim dhe sot ishim afër, por ndeshja përfundoi 3-1”, është shprehur trajneri Italian./h.ll/abcnews.al