Ançeloti: Icardi do të forconte shumë skuadrën e Napolit, presim të reja

schedule23:17 - 8 Korrik, 2019

schedule 23:17 - 8 Korrik, 2019

Skuadra e Napolit ka nisur zyrtarisht fazën përgatitore për sezonin e ardhshëm. Trajneri i bardhe-kaltërve Karlo Anceloti deklaroi në konferencën për shtyp se Ikardi do të ishte një përforcim i madh për skuadrën.

Skuadra e Napolit ka nisur zyrtarisht grumbullimin për sezonin e ardhshëm. Bardhe-kaltrit kanë si synim të fitojnë të paktën një trofe në fundin e sezonit 2019-20 pasi diçka e tillë është zbuluar nga vetë trajneri Karlo Anceloti. Tekniku italian thekson se skuadra mirëpret lojtarë të kalibrit si Ikardi dhe për te dera është e hapur.

Mauro Ikardi është një futbollist shume i mire dhe është objektiv i disa skuadrave. Për skuadrën e Napolit do të ishte pozitive të nënshkruante me futbollistë të këtij kalibri. Lojtarët e mëdhenj rritin besimin në grupin e lojtarëve.

Aktualisht nuk dua të them asgjë me shumë dhe jam vetëm një admirues i argjentinasit. Pres nga drejtuesit e klubit të sjellin në skuadër edhe një tjetër mesfushor në rolin e Fabion Ruiz. James është një lojtar i shkëlqyer por nuk është ende një futbollist i Napolit. Unë nuk kam dhëna miratimin për të shitur asnjë futbollist dhe dua vetëm përforcime.

Manolas dhe Kulibali janë një dyshe mjaft e fortë por fillimisht duhet të falënderojmë Raul Albiol për atë që ka dhënë tek kjo skuadër.

Trajneri i Napolit flet edhe për rivalitetin në futbollin Italian ku skuadrat janë përforcuar shumë në merkato.

Nuk  mund ta mohoj që objektivi jonë parësor është titulli por e rëndësishme është që në fund të sezonit të fitojmë një trofe. Konte do ta ndihmojë shumë Interin pasi ka një eksperiencë ndërkombëtare dhe do të shtojë më shumë rivalitetin. Juventus është favorit absolut për të fituar pasi shpallet kampion prej tetë sezonesh radhazi.

Besoj se ky do të jetë sezoni më me shumë rivalitet në vitet e fundit”, thekson trajneri i Napoli Karlo Anceloti./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!