Analizë edhe pse fitoi, Gjylameti tregon ku çaloi PS: Kandidatët u fokusuan te votat preferenciale

schedule19:48 - 2 Qershor, 2021

schedule 19:48 - 2 Qershor, 2021

Në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, Partia Socialiste mori vendimin për të bërë një analizë të thellë për zgjedhjet e 25 prillit, ndonëse fitoi.

E ftuar në studion e Radar Informativ me Jonida Shehun, deputetja Blerina Gjylameti tha se një ndër shkaqet për humbjen e katër mandateve të PS është edhe fushata personale që kanë bërë kandidatët, që ka sjellë edhe një numër të madh fletës të pavlefshme.

“Analiza bëhet për të kuptuar ku ka pasur mangësi që duhet të rikuperohen për sfidat e radhës. Është mëse normale dhe ka qenë traditë që pas çdo palë zgjedhjes të ketë analiza, për rezultatit dhe objektivat.

Pas një periudhe shumë të gjatë të komisionit të reformës kishim edhe votën preferenciale. Duke qenë se një pjesë të mirë të kandidatëve ka pasur një fokus më të madh te vota preferenciale kjo ka bërë që të kemi vota të pavlefshme sepse janë votuar dy subjekte zgjedhore. Kjo ka qenë një problematikë për të gjitha subjektet. Për ne ka të bëjë me reflektimin. Ky ishte momenti i parë që kemi një Kod Zgjedhor të ndryshuar që duhet të ketë një punë akoma edhe më të mirë. Kam qenë anëtare e komisionit të reformës zgjedhore kemi pasur diskutime të plotë me përfaqësuesit e opozitës,” deklaroi ajo.

Gjylameti theksoi më tej se do të bëjnë një rihapje të PS, duke sjellë në parti figura të reja me kontribute, ndërsa shtoi se gjithnjë ka vend për reflektim.

“Ka një element që duhet theksuar, për herë të parë një parti politike arrin të marrë një mandat të tretë metë njëjtën sasi votash. Jemi rikonfirmuar edhe me shtim të votash. Nëse duhet të bëjmë një analizë se cfarë duhet të shkonte më mirë sepse realisht nuk ka një forcë më të mirë politiek që do të na çonte në humbje. Ne u përballëm me dy fatkeqësi, të cilat kanë vonuar proceset q kishim nisur. Pavarësisht të gjitha këtyre në këto dy vite ia kemi dalë me sukses të jemi në nivelin e duhur. Ajo që duhet bërë ka të bëjë me faktin që ne duhet të kemi një rihapje të PS për të bërë pjesë të partisë ata me kontribute të veçanta. Kemi qenë vazhdimisht me ndryshime ndër vite,” u shpreh ajo. g.v/abcnews.al