Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Analizë dhe kritika, Raiola: United nuk ka identitet, ja çfarë i mungon klubit

schedule20:15 - 20 Dhjetor, 2019

schedule 20:15 - 20 Dhjetor, 2019

Mino Raiola flet gjithmonë hapur dhe kështu ka ndodhur edhe këtë herë. Agjenti i famshëm ka analizuar situatën e Manchester United në një prononcim për The Telegraph, aty ku nuk i kursen kritikat.

Mungesa e identitet dhe një drejtori sportiv janë problemet kryesorë të klubit të njohur, që po kalon momente të vështira që pas largimit të legjendës Ferguson. Raiola merr si shembull Klopp dhe Guardiola dhe shpreson që gjërat të ndryshojnë te “Djajtë e Kuq”.

Mendoj se Manchester United ka nevojë për një specialist, një drejtor sportiv, për dikë që qëndron mes skuadrës, trajnerit dhe drejtuesve. Shoh United dhe më duket sikur kanë më shumë një mentalitet amerikan sesa europian.

Në sensin që, ndonjëherë, klubi mendon më shumë për aspektin ekonomik sesa atë sportiv. Jam i idesë që kanë nevojë për një person që arrin t’i harmonizojë këto dy aspekte.

Njerëzit mendojnë se unë e urrej Ferguson, por nuk është e vërtetë. Ai krijonte skuadrën e tij dhe dallohej qartë nga mënyra se si luanin dhe çfarë bënin lojtarët. Unë po them që klubi duhet të krijojë një identitet. Një klubi i madh zgjedh modulin në fillim dhe më pas lojtarët.

Klopp dhe Guardiola janë të qartë në aspektin e identitetit. Kuptohet menjëherë nëse një lojtar bën apo jo për lojën e tyre. Më thoni një lojtar që do të bënte fiks për United. E pamundur ta kuptosh, sepse Manchesteri nuk ka identitet“, përfundon Mino Raiola. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!