Analizat për Covid tek privati, procedurat nga kryerja e tamponit deri në marrjen e përgjigjes

schedule20:07 - 23 Korrik, 2020

schedule 20:07 - 23 Korrik, 2020

Komiteti Teknik i Ekspertëve lejon kryerjen e testimeve molekulare RT-PCR për SARS-COV-2 në laboratorët private për arsye administrative.

Vendimi është marrë këtë të enjte, afro katër muaj nga shpallja e pandemisë së Covid, ndërsa testimet mbeten në nivel të ulët sipas shifrave zyrtare.

Në një deklaratë për mediat bëhet me dije se është caktuar edhe procedura për plotësimin e standardeve që duhet të plotësojnë laboratorët private.

LEXO edhe: Tampon për COVID-19 tek privati? MSH: Testim vetëm për ata që duan të udhëtojnë jashtë

Testimet tek privati lejohen vetëm për një kategori të caktuar qytetarësh.

Lejohet vetëm për ata qytetarë që kanë kërkesë për dokument, në mënyrë që të provojnë se nuk janë të prekur nga Covid, për të udhëtuar jashtë vendit për pushime, apo kur kërkohet si rregull nga një shtet tjetër, dhe që nuk kanë indikacion klinik të prekjes nga virusi.

Ministria e shëndetësisë do të caktojë laboratorët që do të përfshihen në testime bazuar në  kushtet dhe standardeve e sigurisë.

Testet regjistrohen pranë Agjencisë Kombëtare të Barnave, dhe do të certifikohen vetëm nga Instituti i Shëndetit Publik.

 Laboratorët private do të raportojnë çdo 24 orë për testimet e kryera.

Më pas për rastet pozitive  Instituti i Shëndetit Publik, do të konfirmojë diagnozën dhe do të referojë për hetim epidemiologjik./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!