Analiza vjetore e KLP, Ibrahimi: Seancat tona publike nuk krahasohen as me mbledhjet e qeverisë

schedule11:21 - 29 Dhjetor, 2021

schedule 11:21 - 29 Dhjetor, 2021

Anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe 11 anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë janë takuar sot në mbledhjen e përbashkët vjetore. Gjatë fjalës së tij për analizën vjetore të organit që drejton, Gent Ibrahimi u ndal mes të tjerash edhe tek transparenca dhe marrëdhënia e KLP-së me median.

Ibrahimi tha se seancat publike të KLP nuk kanë të krahasuar as me mbledhjet e e qeverisë apo institucioneve të tjera, pasi gjithçka ndodh para kamerave. Megjithatë ai nënvizon se pavarësisht këtë ka pasur keqkuptime me median për transparecën, që si duket vijnë nga fakti i ruajtjes së informacionit që nuk duhet bërë publik.

Lexo edhe: KLGJ dhe KLP mbledhje të përbashkët vjetore, Ibrahimi-Llagami: Sfidë harta e re gjyqësore

“Seancat tona publike si asnjë tjetër. Shikoni mbledhjet e qeverisë, apo të Autoritetet të Konkurrencës, nuk krahasohen. Megjithatë e kemi keqkuptime me median sa i takon transparencës”, u shpreh Ibrahimi. g.v/abcnews.al