Analiza/ Si perceptohet në Rusi përpjekja për puç?

schedule15:55 - 30 Qershor, 2023

schedule 15:55 - 30 Qershor, 2023

Në fillim dënim pastaj falje: trajtimi kotradiktor i kreut të trupës Wagner, Prigozhin ka shkaktuar konfuzion. Rusia është e pasigurtë.

“Paketoni gjërat dhe hajdeni sa më shpejt tek ne!” Apele të tilla kanë marrë shumë vetë në jugun rus nga miqtë e tyre dhe shoqëria në pjesë të ndryshme të Rusisë. Gjendja në rajon që nga fillimi i luftës, për shkak të afërsisë me Ukrainën ka qenë e tensionuar, por fundjavën e shkuar ajo u bë e rrezikshme. Këtë herë rreziku erdhi nga vetë trupat ruse, më saktë nga trupat e armatosur “Wagner” të Jevgeni Prigozhinit.

“Tradhtia në kohë lufte është krim”

“Fqinja ime poshtë në pallat u telefonua nga vajza: Mama, ti nuk duhet të qëndrosh më në Rostov, hajde tek ne”, rrëfen për Deutsche Wellen një grua e moshuar nga Rostov mbi Don, një qytet që u pushtua përkohësisht nga trupat ruse. Frikë dhe pasiguri nuk pati vetëm atje, pasi askush nuk e dinte, se sa larg do të shkonte Prigozhin me ushtrinë e tij. Njerëzit e tij ndodheshin rreth 200 km larg nga kryeqyteti rus, Moskë. Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergej Sobjanin i bëri thirrje popullsisë të mos kryente ekskursione në rrethina.

Pasiguri, që Prigoshini i himnizuar në mediat shtetërore, vetëm pak orë më vonë nga të njëjtat media u anatemua. “Kryengritje e armatosur në Rusi, që nuk u mbështet nga shoqëria!” “Tradhtia në kohë lufte është krim!” Me këto deklarata filloi moderatori Dmitri Kiselev programin e mbrëmjes në televizionin rus Rossia, një ditë pas përpjekjes për puç. Pas kësaj u tregua pamje të tërheqjes së tankeve me komentin. “Lufta vëllavrasëse u pengua.”

Humbje tek ushtria ruse

Moderatori Kiselev përpiqej të paraqiste variantin e suksesit të propaganduar nga Kremlini. Sipas motos, punët mund të kishin ardhur më keq, gjakderdhja e madhe u pengua. Por që në përpjekjen për puç të paktën 10 ushtarë të ushtrisë ruse u qëlluan për vdekje nga ushtria private e Prigozhinit, kjo u harrua. Më shumë irritim shkaktoi çlirimi i Prigozhinit nga mëkatet. Ai që më parë kërkohej me shpallje si “kriminel i rëndë” pak orë më vonë konsiderohej njeri i lirë, kundër të cilit u tërhoq çdo lloje hetimi. Sipas agjencisë ruse, RIA të martën u bë e ditur, se ranë të gjitha akuzat kundër Prigozhin dhe trupës së tij. Në një kohë që Putin i kërcënoi me dënime të rënda Prigozhin e të gjithë ata që merrnin pjesë në puç. Pak më vonë ai falënderoi kundërshtarin e tij që e ndërpreu në kohën e duhur marshimin drejt Moskës.

Shpërbëhet pushteti i shtetit? 

Mediat shtetërore ruse duhet t’ia shpjegonin publikut të tyre sërish gjendjen konfuze. Për drejtuesen e televizionit të jashtëm rus, RT, Margarita Simonjan ky shpjegim kishte këtë logjikë: “Normat juridike nuk janë urdhëresa të Krishtit dhe as dekalog i Moisiut. Ato shkruhen nga njerëzit, për të garantuar në vend rend dhe stabilitet. Nëse në një situatë të jashtëzakonshme kritike nuk e përmbushin më funksionin e tyre, por kanë efektin e kundërt, atëherë…në djall me to!”

Për filozofin rus Denis Grekov, shpjegimi i Simonjan nuk është gjë tjetër veçse deklaratë dështimi e shtetit rus. Në bisedë me Deutsche Wellen ai shprehet se “një shtet në të cilin nuk ekziston më monopoli i pushtetit dhe nuk ka më një pushtet të njësuar, dhe ku normat juridike nuk vlejnë më, në thelb ai nuk është më shtet.”

Studiuesja e propagandës, Maria Borsunova në bisedë me DW, arrin në përfundimin se “Margarita Simonjan përpiqet të shpjegojë, që në tërësi sistemi i ligjeve dhe ndjekjes penale në Rusi është i orientuar nga nevojat. Nevoja për të mund të hapë një ditë një rast krinimal, dhe ta mbyllë sërish. Sipas motos, se çfarë është në moment e nevojshme.”

“Opinion publik patriotik”

Denis Grekov pret që edhe më tej në të ashtuquajturin “oponioni publik patriotik” në Rusi Prigozhin të admirohet edhe më tej. Luftimet që zhvilloi ushtria private për disa muaj në Bahmut u ngrit lart në mediat ruse si “akt heronjsh”. Sipas Grekov edhe përfaqësues të strukturave të pushtetit, me në krye përfaqësues nga ushtria ruse kanë admirim për lordin e luftës. Shumë janë të zhgënjyer nga ministri i Mbrojtjes, Shoigu dhe presidenti Putin. Vitin e ardhshëm shumë ruse dhe rusë do të zgjedhin presidentin e ri. Nuk dihet, nëse Jevgeni Prigozhin, të cilit i janë mveshur edhe ambicie politike, do të vendosë kandidaturën e tij. Presidenti Putin nuk e përjashton deri tani kandidimin e tij për postin më të lartë. Të paktën deri tani/ DW

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!