Analiza e Sarrit: Sa shumë gabime, u treguam pasivë dhe të dobët mentalisht

schedule08:48 - 27 Janar, 2020

schedule 08:48 - 27 Janar, 2020

Juventusi nuk përfitoi nga frenimi i Interit dhe Lazios. Bardhezinjtë e Sarrit zhvilluan një ndeshje të dobët dhe u mposhtën 2-1 në fushën e Napolit. Trajneri i “Zonjës së Vjetër” nuk fshihet, analizon me detaje problemet e ekipit të tij, teksa e mbyll me një koment për ish-ekipin.

Ishim pasivë gjatë gjithë ndeshjes dhe luajtëm nën ritëm, duhet të rritemi në këtë aspekt. Kishte hapësira mes reparteve dhe nuk arrinim në kohën e duhur te topi. Ishim shumë të butë, por nuk jam i shqetësuar. Ishte një ndeshje e gabuar në aspektin psikologjik dhe fizik, humbëm ndaj një skuadre që bëri minimalen për të na mposhtur.

Nuk u treguam të aftë psikologjikisht, njësoj si ndaj Lazios. Diçka e tillë të shkakton edhe probleme në aspektin taktik gjatë lojës. Napoli? Do të mbetem gjithmonë i lidhur me Napolin. Nëse do më duhej të humbisja një ndeshje, do të zgjidhja pikërisht këtë“, thekson Maurizio Sarri. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!