Analiza e Moggit: Lazio bëri ligjin, ja pse po vuan Juventus. Chiesa? I panevojshëm

schedule22:13 - 11 Dhjetor, 2019

schedule 22:13 - 11 Dhjetor, 2019

Luciano Moggit nuk i pëlqen ky Juventus. Ish-drejtuesi i famshëm i bardhezinjve, i cili punoi për një farë kohe edhe te Partizani, thekson për Radio Bianconera se ekipi po vuan në mesfushë.

Edhe fakti që Mario Mandzukic nuk po aktivizohet ka efektin e vet, teksa Moggi bën një analizë për objektivin Champions League të ekipit të Sarrit dhe shpjegon se pse Federico Chiesa nuk bën për “Zonjën e Vjetër”.

Juventus e humbi ndeshjen për faj të mesfushës. Lazio bëri ligjin në pjesën e dytë dhe trajneri duhet t’i përshtatet skuadrës. Është fakt që ekipi nuk pësonte më parë, ndërsa tani përmbyset edhe kur është në avantazh.

Mario Mandzukic

Mendoj se ekipit i mungon Mandzukic. Kroati mund të jetë një vlerë e shtuar në sulm, por edhe në mbrojtje e mesfushë. Më duket e padrejtë lënia e tij mënjanë. Nëse do të analizojë lojtarët e Juventusit, them që Juventusi mund të fitojë Champions League, ndërsa sa i përket ekuilibrit të ekipit shoh mirë ekipe si Bayern Munchen, Manchester City, Barcelona dhe Real Madrid.

Kieza? Ai është një futbollist i mirë, por për një skuadër që luan në kundërsulm. Nuk është i përshtatshëm për Juventusin. Unë kisha Henry, ai kishte nevojë për 40 metra hapësirë. Vendosëm t’i besonim më shumë Trezeguet“, përfundon Luciano Moggi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!