Analiza e Mancinit: Nuk jemi favoritë, kemi vetëm një avantazh

schedule19:37 - 30 Nëntor, 2019

schedule 19:37 - 30 Nëntor, 2019

Shorti i Euro 2020 e vendosi Italinë në grupi A, aty ku do të ketë kundërshtarë Turqinë, Zvicrën dhe Uellsin. Një short i pranueshëm duke parë grupet e tjera, por Roberto Mancini nuk e cilëson skuadrën e tij favorite.

Trajneri i Italisë ka analizuar shortin në një prononcim për Rai Sport. Objektivi i madh është fitimi i Europianit dhe Mancini pret që djemtë e tij të përmirësohen gjithnjë e më shumë.

Të gjithë kundërshtarët janë kompetitivë përderisa kanë mbërritur deri këtu. Është një grup i ekuilibruar. Jemi në rrugën e duhur, por duhet të bëjmë më shumë për t’u përmirësuar. Nuk e besoj se jemi favoritë, të gjithë rivalët luajnë një futboll të bukur.

Fakti që do ta nisim në Romë është një avantazh. Grupi i ferrit? Një mes Gjermanisë, Francës dhe Portugalisë do të eliminohet që në grup, por do të na duhet të përballemi me të gjithë, nëse duam t’i shkojmë kompeticionit në fund“, thekson trajneri i Italisë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!