Antonio Conte është i bindur se ky sezon do të prodhojë një kampion ndryshe nga tetë vitet e fundit. Juventusi ka dominuar futbollin italian në dekadën e fundit, por rekordi do të thyhet sipas barezit të famshëm.
Në një prononcim për La Repubblica, Cassano analizon garën për titull dhe bën një krahasim midis Massimiliano Allegrit, ish-trajnerit të bardhezinjve, dhe Maurizio Sarrit, trajnerit aktual.
“Titullin do e fitojë Interi. Zikaltrit më kujtojnë Juventusin e vitit të parë me Conte. Unë isha pjesë e Milanit, por e humbëm titullin. Juvja është e kompletuar dhe ende më e forta, ka dy skuadra, por dallohet lehtësisht se do të përqendrohet në fitimin e Champions League.
Allegri apo Sarri? Unë zgjedh Allegrin. Ai të jep 2-3 versione loje dhe në fazën sulmuese të lë të lirë, nuk të bllokon. Megjithatë, Sarri ka fituar shumë 1000 pikë me historinë e Ronaldos“, përfundon Antonio Cassano. /abcnews.al