Analiza e Canajt: Tirana solide në rezultate, Kukësi skuadër më e pjekur

23:10 | 20/02/202023:100

Agim Canaj analizon duelin Kukësi-Tirana në emisionin “Pressing” në ABC News. Trajneri i njohur pranon potencialin e madh të skuadrës së Shpëtim Duros, por thekson se bardheblutë vijnë nga rezultate pozitive.

Janë dy skuadra që udhëheqin kampionatin. Kukësi është skuadër më e konsoliduar, Tirana vjen nga një e kaluar jo e mirë. Tirana është më e konsoliduar në rezultate. Kukësi ka marrë rezultate me rivalët direkte. Cilësia e Kukësit është shumë e madhe, janë një kundërshtar shumë i fortë kur punojnë mirë.

Them që do jetë një ndeshje që i ka të tre rezultatet brenda. Kukësi ka lënë më shumë pikë brenda fushës. Edhe gjatë ndeshjeve ka pasur momente të vështira, si me Laçin. Është një skuadër e pjekur. Kukësi ka një profil shumë të mirë të lojës. Është një skuadër që kur goditet, asnjëherë nuk gabon në ndeshjen e radhës“, deklaron trajneri i njohur. /abcnews.al

Lini koment

E-maili nuk do te publikohet. Duhen plotesuar *


Rreth Nesh

ABC NEWS është i pari televizion në Shqipëri që në ditën e parë të transmetimeve nis me lidhje direkte nga 7 studio lokale ne Shkodër, Durrës, Elbasan, Korcë, fier, Vlorë e Gjirokaster. Për të pasuruar gjeografinë e informacionit së shpejti do të mundesohet edhe studio nga Lezha me transmetime live në cdo kohë.
Në faqen zyrtare në internet, abcnews.al do të gjeni portalin më të pasur ballkanik me lidhje në rrjetet më të mëdha sociale facebook, twitter si dhe në një prej websiteve më të fuqishëm në kulturën e internetit YOUTUBE. Transmetimi i ABC news është live 24 ore. 
NUIS/NIPT K01711004F


Kontakt

Telefono