Agim Canaj analizon duelin Kukësi-Tirana në emisionin “Pressing” në ABC News. Trajneri i njohur pranon potencialin e madh të skuadrës së Shpëtim Duros, por thekson se bardheblutë vijnë nga rezultate pozitive.
“Janë dy skuadra që udhëheqin kampionatin. Kukësi është skuadër më e konsoliduar, Tirana vjen nga një e kaluar jo e mirë. Tirana është më e konsoliduar në rezultate. Kukësi ka marrë rezultate me rivalët direkte. Cilësia e Kukësit është shumë e madhe, janë një kundërshtar shumë i fortë kur punojnë mirë.
Them që do jetë një ndeshje që i ka të tre rezultatet brenda. Kukësi ka lënë më shumë pikë brenda fushës. Edhe gjatë ndeshjeve ka pasur momente të vështira, si me Laçin. Është një skuadër e pjekur. Kukësi ka një profil shumë të mirë të lojës. Është një skuadër që kur goditet, asnjëherë nuk gabon në ndeshjen e radhës“, deklaron trajneri i njohur. /abcnews.al