Analiza e Abissnet Superiore / Ja sesi mbrojnë skuadrat dhe Vllaznia si dominuese në zotërim topi

schedule16:00 - 8 Shtator, 2022

schedule 16:00 - 8 Shtator, 2022

Pas vetëm tre javësh është akoma shpejt për të kuptuar trendin e sezonit, edhe se një ndjesi e parë mund të krijohet. Skuadrat deri më tani kanë treguar filozofinë e tyre të lojës dhe ndeshjet e ardhshme do të ndihmojnë këdo për të kuptuar nëse ҫdo skuadër do ti qëndrojë besnik të njëjtit stil loje.

Në statistikat e nxjerra nga analizat e ndeshjeve ka pasur elementë interesantë, mbi të gjitha në mënyrën sesi mbrojnë skuadrat.

Këto dy klasifikime të listuara në tabelën e mësipërme shpjegojnë sesi mbrojnë skuadrat, nëse synojnë më shumë rikuperimin (më saktë mbi pozicionimin e lojtarëve pa top në fushë) ose kërkojnë duelin apo përplasjen me kundërshtarin. Për të konfirmuar këto dy statistika ka edhe dy të dhëna të tjera shumë interesante: Vllaznia është skuadra që bën më pak aksione mbrojtëse sepse është skuadra që ka mesataren më të lartë në të gjithë kampionatin për mbajtjen e topit (58%) dhe kështu që është më pak e rrezikuar dhe më pak në kërkim të rikuperimit. Egnatia, përveҫ se është një skuadër që shkon shumë ke përplasjet, është e dyta në renditjen e kampionatit për faulla në këtë fillim sezoni, me një mesatare prej 15,68 faulla për ndeshje, mbrapa Erzenit me 18,8 faulla për ndeshje. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!