Analisti: Serbia që sot do të njihte Kosovën në këmbim të anëtarësimit në BE

schedule21:47 - 3 Maj, 2021

schedule 21:47 - 3 Maj, 2021

Njohësi i zhvillimeve politike në Ballkan Daniel Serwer e sheh anëtarësimin e shpejtë të Serbisë në BE si kompromis për njohjen e Kosovës, por sipas tij ajo po kërkon të përfitojë diçka më shumë.

“Kompromisi përfundimtar është i qartë për mendimin tim: Njohja në këmbim të përshpejtimit të integrimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. Serbia mund ta pranojë këtë marrëveshje tani, por do të pres të përfitojë pak më shumë”, deklaroi për RTV Dukagjinin, Daniel Serwer.

Duke folur për “non paper-in” e fundit Serwer ka thënë se qëllimi është që të ndikohet në dialog.

“Unë nuk e di se nga kush është shkruar ky “non paper”, por mund të imagjinoj se ka pasur qëllim t’i japë kahje tjetër procesit të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Dacic duke folur për “non paper-in” e fundit ka thënë se është më i mirë se Pakoja e Ahtisaarit, por prapë ka hedhur disa dyshime mbi të.

Ndërsa kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama së fundmi i është lakuar emri nga një medium gjerman se ai ishte në favor të ndryshimit të kufijve në Ballkan.

Mirëpo Rama këto raportime i ka quajtur të pavërteta./ Telegrafi

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!