Analisti: Basha është nën presion, do ta ndihmojë Berisha

schedule19:57 - 7 Maj, 2021

schedule 19:57 - 7 Maj, 2021

Për analistin Blendi Kajsiu, problemi më i madh i Lulzim  Bashës është sesi do të bindë militantët për të qëndruar edhe katër vite në opozitë. Sipas tij për këtë çështje do t’i vijë në ndihmë ish lideri i partisë, Sali Berisha.

Në studion e Radar Informativ, Kajsiu tha se PD do të shkojë drejt njohjes së zgjedhjeve sepse e provuan njëherë të ishin jashtë sistemit.

“Parashikimi i të ardhmes është shumë e vështirë në politikë. Mund të analizosh të tashmen. Ende nuk i ka njohur PD zgjedhjet. Unë them se do të shkojë drejt njohjes. Ata e provuan luftën jashtë sistemit, ata e provuan. Shqetësimi që kanë nuk është kaq shumë me zgjedhjet, por çfarë do bëjnë me militantët si do rrinë edhe katër vjet në politikë. Ai ka një presion. Do ta ketë të vështirë dhe do ti duhet ndihma e Berishës. Ky do ta ndryshonte duke qetësuar militantët. Unë mendoj se Berisha e do ende partinë në duart e Bashës. Rama kur e mori PS u distancua nga lider. Këta qeverisën 8 vjet dhe në opozitë nuk përmendën asnjë nga fenomenet korruptive. Kush është halli i Bashës? Jemi në krizë ekonomike në 2020 humbën 43 mijë vende pune. E dyta Basha nga gabimet më të mëdha që bëri i nxori edhe nga administrata lokale,” deklaroi ai.

Ndërkohë, partinë e Tom Doshit, i cili arriti të marrë tre mandate në këto zgjedhje e ka cilësuar si klienteliste.

“Çështja e fabulës ka të bëjë me dy partitë e mëdha. Partitë e vogla të ne janë kryesisht parti klienteliste. Do përjashtoja edhe ato të krijuara nga Topalli e Patozi. Është një sistem mbipolar që mbahet dhe riprodhohet për të mos nxjerrë forca të reja. Ka një prag të dyfishtë.

Jo nuk më çuditi fuqia e PSD sepse ato janë vota tipike klienteliste. Këtu duhet të shkojë një gazetar në terren dhe t’i pyesësh. Ka plot njerëz që ta deklarojnë. Vota klienteliste, ndoshta ka edhe shitblerje se thashetheme ka plot…kush është ajo që mendoj unë që ka ndodhri, ka njdodhur edhe me LSI edhe me Tom Doshin. Janë parti të strukturuara rreth liderit, nuk kanë ideologji. Zotëria është një biznesmen i suksesshëm, ka burime jo vetëm financiare për të bërë bdere dhe favore në zonat e tij. Unë shikoj mpral, si këtua u shitën. Ai i varfri e bën nga halli. Po këta që vjedhin nga qejfi,” deklaroi Kajsiu. g.v/abcnews.al