Analistët për zgjerimin e BE-së: Shkupi bëri kompromise, por BE nuk po na e kthen njësoj

schedule19:35 - 19 Tetor, 2021

schedule 19:35 - 19 Tetor, 2021

Vënia në “Stand By” e procesit të zgjerimit, dekurajon jo vetëm Maqedoninë por tërë Ballkanin Perëndimor. “Opinioni është plotësisht i vetëdijshëm për standardet e dyfishta të cilat janë në nivelin europian. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se kemi bërë shumë kompromise, ndërsa BE nuk ka përcjellë atë të cilën e kemi pritur”,- tha drejtoresha e Institutit për Politika Europiane, Simonida Kacarska.

“Do të vendoset në “Stand By” vazhdimi dhe zgjerimi i BE posaçërisht me vendet e Ballkanit Perëndimor, por pa zgjedhjet e problemit bilateral nuk është i mundur, vetëm nëse ndryshohet mënyra e votimit Brenda në BE” u shpreh profesori universitar, Marjan Gjurovski.

Por analistët thonë se me kaq investime në Ballkanin Perëndimor, është e pabesueshme që BE të heqë dorë nga rajoni. “Në raportin e Bashkimit Europian edhe Serbia edhe RMV janë vlerësuar me nota pozitive edhe në bashkëpunimin ndër-rajonal, dhe ky është sinjal se BE e cila gjatë këtyre dy dekadave po investon shumë mjete dhe kapacitet nuk do të heq dorë aq lehtë nga Ballkani Perëndimor” theksoi Dragan Xhukanoviç nga Qendra për Punë të Jashtme – Serbi.

Në konferencën online të organizuar nga fondacioni Konrad Adenhauer, njëzëri u konstatua se RMV dhe i gjithë Ballkani Perëndimor duhet të vazhdon rrugën euro-integruese, sepse alternativë tjetër nuk ka, por edhe të bëjnë përpjekje për tejkalimin e problemeve bilaterale./ Koha