Ana tjetër e Cristiano Ronaldos, zbërthehet bukuroshja Georgina Rodriguez

schedule09:20 - 1 Mars, 2021

schedule 09:20 - 1 Mars, 2021

Partnerja e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, është rikthyer të flasë për lidhjen e saj me portugezin. Modelja e njohur e vlerëson maksimalisht sulmuesin e Juventusit si dhe tregon se si i përjeton ai kur humbet një ndeshje.

 

“Kam mësuar shumë nga Critiano. Ai më ndihmon, mëson dhe më motivion mua. Në fillim ndihesha e turpëruar kur stërvitesha pranë tij, por me kalimin e kohës gjërat ndryshuan. Ai është inspirimi dhe dashuria ime. Familja është prioriteti im dhe fëmijët e bashkëshorti vijnë të parët”, deklaron modelja.

“Ne kemi një shtëpi me kopësht, ku fëmijët mund të dalin. Nuk na mungon asgjë dhe unë jam e lumtur këtu. Ne nuk mund të dalim për pazar, por falë maskave jemi “arratisur” disa herë. Madje disa vite më parë ne shkuam edhe në kinema. Cristiano është një baba shumë i mirë dhe bashkëshorti i ëndrrave të mia.

 

Si reagon kur CR7 nuk fiton? Nëse një ndeshje nuk shkon mirë, nuk është në humor. Por, ai e di si funksionon futbolli. Disa herë fiton disa herë humbet. Duhet ta pranosh humbjen dhe të përmirësohesh. Ai më surprizon dhe i pëlqen ajo që bën. Është kombinimi perfekt”, përfundon Georgina . /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!