Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Ana pozitive e shkarkimeve, Jose Mourinho mbush xhepat me 92 milion paund

schedule11:59 - 19 Prill, 2021

schedule 11:59 - 19 Prill, 2021

Jose Mourinho nuk është më trajneri i Tottenham. Drejtuesit e klubit anglez vendosën të ndërpresin bashkëpunimin me “Special One” ditën e sotme.

Mungesa e rezultateve pozitive, insistimi për të zhvilluar një futboll defensiv dhe rrezikimi i realizimit të objektivit Champions League, ndikuan në vendimin e Spurs.

Mourinho ka kontratë deri në verën e vitit 2023 me klubin e Premier League. Ai përfiton rreth 15 milion paund në sezon, duke qenë një nga trajnerët më të paguar.

Tani do të shijojë pushimet dhe do të paguhet rregullisht deri në fund të kontratës. Plot 30 milion paund do i kushtojë Tottenham vendimi për t’u ndarë me trajnerin portugez.

Kjo është hera e pestë që 58-vjeçari nga Setubali shkarkohet nga detyra, vendime nga të cilat ka përfituar plot 92.5 milion paund. /abcnews.al

Paratë që ka fituar Jose Mourinho nga shkarkimet
– 2007 Chelsea: £18m
– 2012 Real Madrid: £17m
– 2015 Chelsea: £12.5m
– 2019 Man Utd: £15m
– 2021 Tottenham: £30m

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!