Menteja ka një aromë të mprehtë që relakson njerëzit, por shqetëson shumë lloje insektesh. Prandaj është një bimë e shkëlqyer që ndihmon në largimin e insekteve nga shtëpia. Studimet nuk e kanë konfirmuar mjaftueshëm fuqinë e nenexhikut kundër merimangave, kopshtarët betohen për këtë.
Ata shprehen se menteja është mënyra më e mirë natyrale për të larguar të gjitha insektet.Për më tepër, menteja është një përbërës i zakonshëm që gjendet në produktet kundër merimangave. Ju gjithashtu mund të bëni një spraj shtëpiak duke shtuar pak vaj esencial menteje. /abcnews.al