Ish oficeri i lartë i policisë, Arben Hajdarmataj thotë se AMP duhet të bëjë hetim serioz në lidhje me masakrën e Dobraçirt, ku si pasojë e një atentati, humbën jetën 4 persona.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Hajdarmataj u shpreh se hetimi duhet të fillojë me denoncimin që bëri Arlind Bushati, ku u kërcënua me disa persona në Shkodër.
“Deri tani nuk kemi informacion të tillë. Unë mendoj që grupi hetimor ka më shumë detaje sesa kemi ne informacion. Gjurmët e gishtave në armë, mund të indentifikohen brenda 24 orëve me anë të teknologjisë. Janë gjëra teknike që nuk harxhojnë shumë kohë. Ne nuk i kemi si informacion. Veprimet e punonjësve të policisë, nuk kanë lidhje me hetimet për ngjarjen konkrete. Nëse do kishim hetim nga AMP serioz, hetimi duhet të fillonte më përpara. I ndjeri është kërcënuar në mes të qytetit. Nëse ky denoncim do ndiqej në mënyrë serioze., do kishte kontroll, nuk do ishte në atë vend që do të vriteshin. AMP duhet të hetojë më përpara, jo vetëm për 4 punonjësit në vendngjarje. Hetimi serioz nuk mbyllet kaq ngushtë”, theksoi ai./abcnews.al