Amorim “refuzon” Liverpool: Mjaft me këtë histori, dua të fitoj tituj te Sporting

schedule22:36 - 11 Prill, 2024

schedule 22:36 - 11 Prill, 2024

Jurgen Klopp po shijon ditët e fundit në krye të pankinës së “Të Kuqve”, të Liverpool, me teknikun gjerman, i cili vetëm larg muaj më parë njoftoi largimin nga “Anfield” dhe tanimë, pavarësisht se skuadra po kalon një sezon fantastik, bordi i “gjigantëve” të Premier League, duhet të mendojë për pasuesin e strategut aktual, teksa duket se e ka gjetur një të tillë.

Bëhët fjalë për udhëheqësin e portugezëve, të Sporting Lisbon, Ruben Amorim, i cili po fiton dhe po luan një futboll fantastik me “gjigantët” portugezë, të Sporting Lisbon, skuadër të cilën e drejton prej marsit të vitit 2020 e më të cilën ka arritur të fitojë një herë titullin e Liga NOS, dy herë Kupën e Portugalisë dhe një herë Superkupën e Portugalisë, teksa është shumë pranë fitimit të një tjetër titulli.

Sipas rarpotimeve më të fundit, të mediave britanike, “Të Kuqtë” e Liverpool thuhet të kenë arritur edhe një marrëveshje 3-vjeçare, me tekniku spanjoll, mirëpo gjatë një komunikate për mediat, këto orët e fundit, vetë 39-vjeçari ka mohuar zërat se ai ka një marrëveshje me Liverpool, teksa ka shtuar se është i fokusuar totalisht te portugezët e Sporting.

“Nuk kam asnjë marrëveshje. Nuk kam takuar askënd nga Liverpool apo siç ju pretendoni, asgjë që është thënë për mua nuk është e vërtet. Unë jam trajneri i Sporting dhe mendoj vetëm për skuadrën time, pasi dua të fitoj këtu. Mjaft me këtë histori. Kjo është hera e fundit që flas për të ardhmen time”,- tha Ruben Amorim që kontratë me klubin portugez deri në qershor 2026. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!