Analisti Mentor Nazarko thotë se amnistia penal është një ligj që ka karakter politik dhe prek numër të madh njerëzish.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Nazarko u shpreh se Shqipëria ka numrin më të madh të të burgosurve dhe të të paraburgosurve për 1000 banorë në Evropë, ndoshta dhe në botë.
Sipas Nazarkos, një pjesë e dënimeve me burg duhet të zëvendësohen me ndëshkime me karakter financiar.
“Me këtë propozim të Bardhit i jepet fund një padrejtësie cinike, të cilën politika e vë në zbatim sa herë ka protesta. Ku skuadra njerëzish, mundësisht të dëshpëruar, nuk janë protestues profesionistë që frymëzohen nga kauza të rëndësishme, ata janë dërguar qëllimisht për të bërë ato vepra. Janë ata që janë sekretarë organizativë, që kanë qenë ish drejtues policie, të larguar nga reforma, janë struktura paraele. Ky korigjim është korigjim në sens drejtësie. Është cinike edhe kjo e Bashës që donte të përjashtonte këto lloj viktimash. I bie sikur peshohen më shumë ata që kanë dashur të demtojnë Partinë Demokratike, sesa ata që kanë dashur të dëmtojnë parlamentin, ministritë. Ky është leximi për këtë amendamentim Bardhi. Por ajo që ka lexim tërësor që lidhet me politikën, strikt me politikën penale, amnistia është një ligj i cili ka karakter politik dhe prek numër të madh njerëzish.
Amnistia nuk të quan të pafajshëm, por nuk fal kriminelin. Krimineli ngel në regjistrat e shtetit. Burgjet shqiptare, Shqipëria ka nga kodet penale më të ashprat në botë. Mendoj se një pjesë e dënimeve me burg të zëvendësohen me ndëshkime me karakter financiar. Shqipëria ka numrin më të madh të të burgosurve dhe të të paraburgosurve për 1000 banorë në Evropë, ndoshta në botë. Edhe paraburgosja është shumë e ashpër te ne, edhe burgosja”, theksoi ai./abcnews.al