Fjala është për miratimin e Amnistisë Penale, e miratuar nga qeveria në muajin shkurt dhe shumë shpejtë do të kalojë për diskutime në Kuvendin e Shqipërisë, me synimin për ta miratuar deri në muajin korrik, kur mbyllet sesioni parlamentar.
Toni Gogu: Pasi të kemi marrë vlerësimin për ‘Themeloret’, do të fillojmë të merremi me amnistinë, me vëmendjen që i takon. Në ditët në vijim, besoj që do të fillojë diskutimi në parlament.
Nga kjo Amnisti pritet të përfitojnë lirim të menjëhershëm 447 persona. Janë përjashtuar subjektet e SPAK.
Toni Gogu: Amnistia, duke respektuar plotësisht luftën që sistemi unë ka kundër krimit dhe korrupsionit, qoftë veprat, qoftë subjektet që janë nën juridiksion të SPAK, nuk përfitojnë.
Ministri i Drejtësisë u përgjigj dhe lidhur me raportin shqetësues për mbipopullimin e burgjeve.
Toni Gogu: Jemi në mes të punës për përmirësimin e ndjeshëm të kushteve në Shënkoll, Lezhë ku janë persona me trajtim të detyrueshëm mjekësor. Për institucione të tjerë, jemi duke i parë, nëse ti përmirësojmë kushtet, ose të shkojmë drejt ndërtimit të institucioneve të tjera që janë në përputhje me standardet.
Ndryshimet në Kodin Penal janë drejt fundit dhe ai do të ketë një fazë tjetër, konsumin me ekspertë ndërkombëtar.
Toni Gogu: Ministria e Drejtësisë është në pritje të draftit të Kodit të ri Penal për ta konsultuar më pas me ekspertët ndërkombëtarë. Në këtë Kod, parashikohet trajtimi i krimit ekonomik, pastrimit të parave, proporcionalitetit dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.
Ministri i Drejtësisë bëri dhe një bilance për punën e këtij institucioni sa i përket negociatave për anëtarësimin dhe IBAR, duke thënë se janë 8 mijë faqe dokumente të dorëzuara në institucionet e BE.
Toni Gogu: Cilësia e reformave vlerësohet në atë raport që ka kaluar nga grupi i punës në grupin vendimmarrës.
Por në çdo rast, çdo ndryshim në drejtësi duhet të prek qytetarin.
Toni Gogu: Nuk mundet të futemi në Europë nëse nuk fuqizojmë garancinë proceduriale të qytetarit në proces dhe qytetarët s’mund të kenë besim te sistemi nëse nuk e aksesojnë lehtazi apo nuk u përgjigjet në kohë.


