Amnistia penale/ Fier, Bushi: Nuk përfitojnë të dënuarit që kanë kryer vrasje në rrethana cilësuese dhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO

schedule13:44 - 24 Prill, 2024

schedule 13:44 - 24 Prill, 2024

Mbi 100 të dënuar do të lirohen nga burgu i Fierit, pasi këtë të mërkurë nisi zbatimi i amnistisë penale.

Për ABC News, Drejtori i burgut të Fierit, Ervin Bushi thotë se 311 të dënuar të tjerë përfitojnë ulje të dënimit me 1.5 vite.

Bushi deklaroi se janë 65 të dënuar, të cilët nuk do të përfitojnë nga amnistia. Kjo pasi mes tyre janë persona të cilët kanë kryer vrasje në rrethana cilësuese dhe zyrtarë të dënuar nga GJKKO

“Janë 119 veta që lirohen nga burgu, përfitojnë nga amnistia. Janë të rehabilituar dhe të lirë në shoqërinë tonë. Sot do të fillohet me uljen e dënimit, 311 të dënuar që përfitojnë me 1.5 vite. Të 65 të dënuarit që nuk përfitojnë nga amistia, ka pasur diskutime dhe në Kuvend, janë ata persona qëe  kanë kryer vrasjen në rrethana cilësuese, zyrtarët e dënuar nga GJKKO, nuk përfitojnë. Pjesa, këto që janë dënime të lehta, gkithonë kanë përparësi, ata që sillen mirë janë njerëz të rehabiliuat. Këto raste, kemi një qasje të ndryshme nga ata që jane të rrezikshëm . Janë vepra të lehta që parashikon Kodi Penal. Ne e kemi mirëpritur këtë amnisti. Pjesa që ngelet, lirohemi goxha, kemi pasur mbi kapacitete. Ka qenë mbingarkesë. E kanë pritur të kënaqur, liria është e shenjtë. Ne kemi bërë punë kolosale, kemi dosje që mbajmë për të dënuar, i socializojmë aty brenda, ka goxha aktivitete për ta”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!