Amnistia fiskale, Zef Preçi: Do të përfitojnë pjesa e korruptuar dhe kriminale e shoqërisë

schedule12:25 - 5 Dhjetor, 2022

schedule 12:25 - 5 Dhjetor, 2022

I ftuar në studion e ABC Live ekonomisti Zef Preçi shpalosi disa argumente kundër amnistisë fiskale, si një mekanizëm nga ku do të përfitojnë pjesa e korruptuar dhe kriminale e shoqërisë.

Në një lidhje direkte me gazetaren Sibora Bitri, Preçi u shpreh që ‘institucionet e BE, parlamenti europian, ka vullnetin dhe përgjegjshmërinë për të këshilluar, jo vetëm për ekonominë shqiptare, por edhe për ekonominë e rajonit, më shumë se demonstrim i sovranizmit, reflekton ndikimin që grupet e amnistuara për këtë amnisti, kjo reformë nuk është konsultuar me publikun.

Ai u shpreh që kjo nuk është një nismë për emigrantët që kanë grumbulluar para, dhe që kjo është një përrallë për naivët.

‘Unë mendoj se emigrantët janë një gjetje, në thelb nuk ka emigrantë që kanë grumbulluar para në mënyrë të ligjshme dhe kanë grumbulluar para për ti sjellë në Shqipëri’, por në këtë këndvështrim grupet shoqërore që kanë grumbulluar para është pjesa e korruptuar e elitës së shtetit, edhe aktivitetet kriminale, përfshirë prodhimi dhe eksportimi i drogave të forta, dhe Shqipëria nuk është më vetëm një vend tranziti’, tha ekonomisti Zef Preçi.

Për detajet teknike të amnistisë fiskale, Preci u shpreh që ‘do të preferoja të mos diskutoja detajet teknike sepse është një copë e zezë e qepur me pe të bardhë’

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!