Amnistia fiskale, Neritan Alibali: Po ripërcakton marrëdhënien e Ramës me BE-në

schedule14:01 - 29 Shtator, 2022

schedule 14:01 - 29 Shtator, 2022

Ditën e sotme ambasadorët e BE kanë shprehur shqetësimet e tyre të mëdha për ligjin e amnistisë fiskale. Në lidhje me këtë çështje, analisti dhe pedagogu Neritan Alibali i ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, u shpreh që “duket se Rama ka një garanci dhe siguri në deklaratat e tij, përsa i përket ligjit për amnistinë, dhe kjo gjë do të përcaktojë, marrëdhënien ndërmjet Edi Ramës dhe Bashkimit Europian.”

Sipas tij kjo përplasje apo kundërshti mes palëve do të ketë rezultate të ndryshme në bazë të fituesit, “nëse Rama do të fitojë, ai do të ketë një vazhdimësi të gjatë në Shqipëri”. Për analistin Alibali ka dhe nisma të tjera nëse BE e sheh me dyshim, ka dhe nisma të tjera si legalizimi i kanabisit, të cilat nuk i kanë pëlqyer BE.”

Kohët e fundit, për analistin Alibali, kryeministri Rama ka patur rolin e një “sovranisti të thekur”. Rezultati sipas tij do të varet sesi Rama do të vazhdojë të eci në rrugën e tij, e ka të vështirë të kthehet prapa sepse ai ka dhënë garanci të fortë se do të vazhdojë më projektligjin e amnistisë fiskale, ndërkohë që BE po heziton për ta kundërshtuar hapur.

Kjo sipas analistit Neritan Alibali është ndoshta është përplasja më e madhe ose kundërshtimi më i madh që ka ndodhur gjatë kohës së Rama ka qenë kryeministër. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!