Amnistia fiskale, Ervin Bushati: Nuk është parim ekonomik, është çështje politike

schedule13:44 - 28 Tetor, 2022

schedule 13:44 - 28 Tetor, 2022

‘Amnistia’, sipas ekonomistit të njohur Ervin Bushati, nuk është një parim ekonomik, por është më shumë çështje politike, dhe ai mund ta diskutojë atë vetëm si politikan dhe jo si ekonomist.

I ftuar në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri, Bushati u shpreh që ai mund ta komentojë amnistinë fiskale vetëm si politikan, dhe ka vend për të biseduar, dhe duhet arritur në një projek-ligj në të cilin të bien dakord të gjithë faktorët, të tilla si faktori ndërkombëtar dhe FMN, qeveria, opozita, ndryshe rrezikon të kthehet në një ping-pong politik.

Sipas tij duhen hapur rrugët e komunikimit që të zbatohet me e mira.

‘Amnistia nuk është parim ekonomik, nëse do të sillen edhe të dhëna të tjera, me çfarë do ti sillte ekonomisë dhe do të shikohej në një plan shumë më të madh, dhe afatgjatë le të sillen dhe të shqyrtohen të gjitha bashkë’’, tha Bushati.

Ai shprehu skepticizmin e tij në lidhje me biznesin dhe nëse dëmton biznesin dhe konkurrueshmërinë në vend. Sipas Bushatit ‘kemi ligje shumë të mira por nuk kanë pasur zbatueshmëri të mirë. Zbatueshmëria rritet nëse njerëzit mësohen me ligjin, dhe Shqipëria ka vetëm 30 vite në një ekonomi tregu. Duhet bërë edukimi fiskal i të gjithë shoqërisë, duke filluar që nga qeveria, do kohë të evoluojë, kur ligjet janë njësoj për të gjithë. Njerëzit nuk e pranojnë mungesën e konkurrencës dhe diskrimimin, që ka qenë baza e ligjit, barazia është diçka shumë e rëndësishme në treg’ tha Bushati.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!