Amnesty International: Talibanët po torturojnë vajzat dhe gratë në Afganistan

schedule10:42 - 27 Korrik, 2022

schedule 10:42 - 27 Korrik, 2022

Vajzat dhe gratë në Afganistan po kërcënohen nga dhunimi i pamëshirshëm i regjimit taleban, sipas një raporti të organizatës joqeveritare Amnesty International. Që nga kthimi në pushtet në Afganistan më 15 gusht 2021, fondamentalistët sunitë i kanë ndaluar vajzat të ndjekin shkollën dhe gratë po përballen me përjashtime gjithnjë e më të rënda nga jeta publike, puna dhe kufizime ekstreme të lirisë.

Sipas raportit, talebanët po kërcënojnë, arrestojnë, burgosin, torturojnë dhe “zhdukin” gratë që guxojnë të sfidojnë kufizimet e tyre. Rojet e burgut “vinin në qelinë time dhe më tregonin fotografi të familjes sime. ‘Ne mund t’i vrasim’, tha një e burgosur.

Njëra prej tyre u arrestua dhe u torturua, pasi u shfaq në publik më një burrë që nuk ishte i afërmi i saj. Amnesty International theksoi se martesat e fëmijëve kanë shënuar sërish në rritje nën regjimin e talebanëve. Varfëria, thatësira, mungesa e aksesit në arsim janë faktorët kryesorë të përhapjes së fenomenit.

OJQ-ja me bazë në Mbretërinë e Bashkuar po i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar që t’i përgjigjet këtyre shkeljeve duke vendosur sanksione dhe ndalime udhëtimi për udhëheqësit e regjimit taliban.

“Talibanët po privojnë qëllimisht miliona gra dhe vajza nga të drejtat e tyre, duke i kthyer ato në viktima të “diskriminimit sistemik”, tha Anies Kalamar, sekretari i përgjithshëm i Amnesty International.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!