Amnesty International: Numri i ekzekutimeve në botë arrin nivelin më të lartë në 5 vite

schedule09:34 - 16 Maj, 2023

schedule 09:34 - 16 Maj, 2023

Pothuajse 900 persona u ekzekutuan në vitin 2022 në 20 vende, numri më i lartë që nga viti 2017, tha organizata joqeveritare Amnesty International në raportin e saj vjetor.

“Numri i të ekzekutuarve  në 2022 arriti nivelin më të lartë në pesë vjet, kryesisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut, ” tha OJQ.

Organizata për të drejtat e njeriut përmendi 883 ekzekutime në 20 vende në vitin 2022, një rritje me 53% krahasuar me një vit më parë.

“Kjo rritje spektakolare e ekzekutimeve, e cila nuk përfshin mijëra më shumë gjasa që të kenë ndodhur në Kinë vitin e kaluar, është kryesisht për shkak të vendeve në Lindjen e Mesme dhe Afrikës së Veriut, ku shifrat e regjistruara u rritën nga 520 të ekzektuar në 2021 në 825 në 2022”, thekson Amnesty International.

Numri i të ekzekutuarve në Iran u rrit nga 314 në 2021 në 576 në 2022, trefishuar në Arabinë Saudite, nga 65 në 196, numri më i lartë që OJQ ka regjistruar në mbretërinë sunite në 30 vjet ndërsa në Egjipt u ekzekutuan 24 persona.

Arabia Saudite ekzekutoi 81 të burgosur në vetëm një ditë, tha Sekretari i Përgjithshëm i Amnesty International, Anies Kalamar.

Amnesty International thekson se numri i përgjithshëm i të ekzekutuarve në mbarë botën në vitin 2022 ishte në fakt “shumë më i lartë” për shkak të fshehtësisë rreth dënimit me vdekje.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!