Nga Joel Gunter, BBC
Organizata për të drejtat e njeriut Amnesty International ka deklaruar se Kina po kryen krime kundër njerëzimit në Xinjiang, rajonin veri-perëndimor që është shtëpia e ujgurëve dhe pakicave të tjera myslimane.
Në një raport të botuar të enjten, Amnesty i bëri thirrje OKB-së për të hetuar, duke thënë se Kina kishte nënshtruar Ujgurët, Kazakët dhe myslimanët e tjerë, duke çuar në arrestime masive dhe tortura nga më të ndryshmet.
Agnes Callamard, sekretare e përgjithshme e Amnesty International, akuzoi autoritetet kineze për krijimin e “një zinxhir vuajtjesh në një shkallë marramendëse”.”Kjo ngjarje duhet të ndërgjegjësojë njerëzimin pasi një numër masiv njerëzish i janë nënshtruar torturave dhe keqtrajtimeve të tjera në kampet e internimit, ndërsa miliona të tjerë jetojnë me frikë,” tha Callamard.
Ajo gjithashtu akuzoi Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së António Guterres se ka dështuar në veprimet edhe vendimet e tij. Guterres “nuk ka denoncuar situatën në kohë dhe nuk nuk ka bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar”, tha Callamard për BBC.
“Është detyrë e tij të mbrojë vlerat mbi të cilat janë themeluar Kombet e Bashkuara, dhe sigurisht të mos heshtë përpara krimeve kundër njerëzimit,” tha ajo.
Në raportin prej 160 faqesh bazuar në intervistat me 55 ish të arrestuar, Amnesty tha se kishte prova që shteti kinez kishte kryer krime të shumta kundër njerëzimit: burgim ose privim tjetër i rëndë i lirisë në shkelje të rregullave themelore të së drejtës ndërkombëtare; tortura; dhe persekutim “, raporton abcnews.al
Raporti është i ngjashëm me gjetjet e Human Rights Watch, i cili tha se qeveria kineze ishte përgjegjëse për krimet kundër njerëzimit. Kina është akuzuar nga disa kombe perëndimore dhe grupe të të drejtave për gjenocid kundër grupeve etnike Turk në Xinjiang – megjithëse ka mosmarrëveshje nëse veprimet e shtetit përbëjnë një gjenocid.
Autori i raportit të Amnistisë, Jonathan Loeb, tha në konferencën për shtyp të enjten se hulumtimi i organizatës nuk nxori në pah prova të mjaftueshme nëse në Xinjiang po kryhej një gjenocid.”
Kina ka mohuar vazhdimisht të gjitha akuzat për abuzime të të drejtave të njeriut në Xinjiang. Ekspertët gjithashtu kanë rënë dakord se Kina ka arrestuar deri në një milion ujgurë dhe myslimanë të tjerë dhe ka burgosur qindra mijëra në shtypjen e saj në Xinjiang, i cili filloi në 2017, raporton abcnews.al
Ka pasur raporte të shumta të torturave fizike dhe psikologjike brenda burgjeve dhe kampeve të paraburgimit në rajon. Kina është akuzuar gjithashtu për përdorimin e sterilizimit të detyruar, abortit dhe transferimit të popullsisë për të ulur shkallën e lindjeve dhe shtimin e popullsisë dhe për shënjestrimin e udhëheqësve fetarë.
Kina sigurisht i ka mohuar këto akuza, duke thënë se kampet e saj në Xinjiang janë programe vullnetare profesionale dhe programe për luftimin e terrorizmit në rajon. Në raportin e saj, Amnesty tha se antiterrorizmi nuk përfshinte ndalimin masiv dhe se veprimet e qeverisë kineze treguan një “qëllim të qartë për të synuar pjesë të popullsisë së Xinjiang në bazë të fesë dhe etnisë.
Sipas organizatës, personat që u dërguan në kampet në Xinjiang “iu nënshtruan torturave fizike dhe psikologjike”. Këto metoda torturash, sipas raportit, përfshinin “rrahje, goditje elektrike, përdorim të paligjshëm të mjeteve shtrënguese, privim të gjumit, varje në mur, duke iu nënshtruar temperaturave jashtëzakonisht të ftohta, dhe izolim “.
“Karrigia e tigrit” – ekzistenca e së cilës është raportuar diku tjetër thuhet se është një karrige çeliku me hekura për lidhjen e këmbëve dhe duarve. Disa ish të paraburgosur thanë për Amnisty se ata ishin të detyruar të shikonin të tjerët që ishin të mbyllur dhe qëndronin palëvizur në karrigen e tigrit për orë ose madje ditë me radhë, raporton abcnews.al
Amnesty gjithashtu tha se sistemi i kampit në Xinjiang duket se ishte “duke operuar jashtë fushës së sistemit të drejtësisë penale kineze ose ligjit tjetër të njohur të brendshëm” dhe se kishte prova se të burgosurit ishin transferuar nga kampe në burgje.
Megjithëse shumë prej gjetjeve janë raportuar edhe më parë, hetimi i Amnesty ka të ngjarë të shtojë presionin ndërkombëtar mbi Kinën. Departamenti i shtetit të SHBA-së i ka përshkruar veprimet e Kinës në Xinjiang si një gjenocid , dhe Britania, Kanadaja, Holanda dhe Lituania kanë miratuar rezoluta duke bërë të njëjtën deklaratë.
Në mars, BE, SHBA, MB dhe Kanada vendosën sanksione ndaj zyrtarëve kinezë mbi abuzimet e pretenduara. Kina u përgjigj duke vendosur sanksione hakmarrëse ndaj ligjvënësve, studiuesve dhe institucioneve.
Mundësia që Kina të hetohet nga një organ juridik ndërkombëtar është e ndërlikuar nga fakti që Kina nuk është pjesë e Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) . Disa seanca u zhvilluan në Londër javën e kaluar, nga avokati i shquar britanik Sir Geoffrey Nice, që synonin njohjen e akuzave si gjenocid./abcnews.al