Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Aministia Fiskale, Guxholli: Varianti i emigrantëve është një fasadë

schedule13:21 - 12 Tetor, 2022

schedule 13:21 - 12 Tetor, 2022

Draft ligji i propozuar i aministisë fiskale u diskutua në një panel me ekonomistët më të mirë në vend në studion e ABC Live me gazetaren Sibora Bitri.

Për ekonomisten e njohur Suzana Guxholli, drafti i aministisë fiskale përmban shumë paradokse, Europa perëndimore ka patur zbatime të sukesshme të amnistisë fiskale, sidomos njihen rastet e Italisë dhe Gjermanisë. Gjermania synonte kthimin e parave që gjermanet investonin në Luksemburg dhe Italia paratë që italianët investonin në Amerikanë Latine. Sipas ekonomistes Guxholli, ne nuk kemi një diasporë të spikatur, ndërkohë që emigrantët shqiptarë janë në kushtet e mbijetesës dhe asnjë emigrant nuk mund të kursejë miliona euro. Për të, varianti i emigrantit është thjeshtë një fasadë, që vërtet nuk është shkruar dhe në draft ligjin e propozuar.

Për ekonomistin Altin Sulejmani, paratë mund tiu përkasin disa shqiptarëve që janë këtu. Ndërkohë që ekonomisti Ilir Ciko theksoi që ‘shqetesimi nuk është për emigrantët, gjatë viteve të fundit vërtet emigrantët janë rritur si numër, ky është një realitet që ndodh tashmë dhe nuk ka ndonjë pengesë, do të isha për nisma për të mbështetur vërtet diasporën, por realisht amnistia e propozuar nuk mbështet në mënyrë të drejtpërdrejtë emigrantët. Por, po bëhet për të mbështetur grupe të caktuara interesi, grupe shumë të kufizuara, që e kanë shtyre përpara këtë nismë’, tha Ciko. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!