Sondazh

Mali i Zi një hap drejt BE. Mendoni që do ta pasojë edhe Shqipëria?

Loading ... Loading ...
 

Amerikania nga Kukësi: Burrat shqiptarë s’janë normal, por Shqipërinë s’e lë!

schedule12:32 - 28 Prill, 2026

schedule 12:32 - 28 Prill, 2026

Në studion e ABC-së së Mëngjesit ishte e ftuar Maya Kamilla, amerikania nga Ohajo që prej vitesh ka zgjedhur Shqipërinë si shtëpinë e saj të dytë. Ajo rrëfeu se në vitin 2021 erdhi për herë të parë në vendin tonë, e sjellë nga ish i dashuri i saj, jo shqiptar, dhe u dashurua menjëherë me natyrën, njerëzit dhe atmosferën. Edhe pse lidhja përfundoi, Maya vendosi të qëndrojë pranë vendit që i fitoi zemrën.

Maya tregoi se në Amerikë dihet pak për Shqipërinë, ndërsa familja e saj nuk kishte jetuar kurrë jashtë SHBA-së. Megjithatë, ajo mësoi gjuhën shqipe në kurs, sot e lexon, e shkruan dhe e flet me krenari. Në vitin 2024 vendosi të lërë Amerikën për një kohë të gjatë dhe të jetojë këtu.

Dashuria e saj më e madhe është Veriu i Shqipërisë, sidomos Kukësi dhe bjeshkët. “Nga vij unë nuk ka male dhe këtu kam gjetur një pjesë të asaj që më mungonte”, u shpreh ajo. Sipas Mayës, “Shtegu i Ngjyrave” është vendi më i bukur në Shqipëri.



Ajo nuk ngurroi të komentojë edhe për meshkujt shqiptarë: “Nuk janë normal, nuk më ngjisin, nuk më kuptojnë”, tha me humor. Ndërsa për rrjetet sociale u shpreh se aty ka hasur komente raciste, por në jetën e përditshme nuk e ka ndjerë kurrë këtë sjellje.

Maya tregoi edhe anën e saj shqiptare në kuzhinë: ushqimi i preferuar janë specat e mbushur, të cilët di edhe t’i gatuajë vetë. Ndërsa kënga që e emocionon më shumë është “Mora Fjalë”, për tekstin dhe melodinë e saj të veçantë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!