Amerikanët mund ta marrin vaksinën kundër Covid në fillim të dhjetorit

schedule21:58 - 22 Nëntor, 2020

schedule 21:58 - 22 Nëntor, 2020

Dhjetori pritet të jetë dhe muaji kur amerikanët do të marrin vaksinën anti Covid.

Doktor Moncef Slaoui, i cili është edhe shefi i programit të vaksinave të Koronavirusit në SHBA, ka deklaruar për mediat vendase se plani është që vaksina të dërgohet në vendet e imunizimit brenda 24 orësh pasi ajo të miratohet.

Ndër të tjera në media bëhet me dije se shpërndarja e vaksinës mund të nisë me 11 dhjetor.  Gjithashtu ai tha se vaksina do të shpërndahet bazuar në popullsinë e secilit shtet. Shtetet do të jenë përgjegjëse për të vendosur se kush do ta marrë vaksinën i pari, por rekomandohet që përparësi t’u jepet atyre më të rrezikuar,  atyre që janë në vijën e parë të përballjes me Covid dhe të moshuarit.

Dr Slaoui tha se deri në muajin maj, vendi mund të arrijë imunitetin e tufës me 70 % të popullsisë të vaksinuar.

Ndërkohë, udhëheqësit e G20 thanë se ata “nuk do të kursejnë asnjë përpjekje” për të siguruar shpërndarjen e drejtë të vaksinave të koronavirusit në të gjithë botën./abcnews.al