Amerikanët heqin dorë nga duhani, pirja e tij shënon nivelin më të ulët historik

schedule12:36 - 28 Prill, 2023

schedule 12:36 - 28 Prill, 2023

Pirja e duhanit në SHBA shënoi nivelin më të ulët të të gjitha kohërave vitin e kaluar, me 1 në 9 të rritur që thonë se janë duhanpirës aktualë. Gjetjet paraprake bazohen në përgjigjet e dhëna në kuadër të një studimi që përfshiu më shumë se 27,000 persona.

Duhanpirja konsiderohet si një faktor rreziku për prekjen nga kanceri i mushkërive, sëmundjet e zemrës dhe goditjet në tru. Po kështu prej kohësh ajo është konsideruar si shkaku kryesor i vdekjeve të parandalueshme, të cilat lidhen me faktorë rreziku që mund të ishin shmangur.

Në mesin e viteve 1960, 42% e amerikanëve në moshë të rritur ishin duhanpirës. Por prej dekadash niveli ka pësuar një rënie graduale, kjo për shkak të taksave ndaj cigareve, rritjes së çmimit të prodhimit të duhanit, kufizimeve të lidhura me duhanpirjen, si dhe një qasjeje më pak toleruese ndaj duhanpirjes në publik.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!