Tashmë gjithçka është zyrtare, skuadra e Leeds United do të ketë një pronar të ri, i cili ka surprizuar jo pak futbolldashësit. Bëhet fjalë për sportistin më të dekoruar të Lojërave Olimpike në histori, notarin amerikan, Michael Phelps.
Në bashkëpunim me dy yjet e golfit amerikan, Jordan Spieth e Justin Thomas, mbajtësi i 39 rekordeve botërore bleu aksionet e mbetura të klubit për plot 170 milionë euro, teksa më herë mbanin 44% të tyre.
Pasuria e Phelps llogaritet 76 milionë paundë neto. Ata janë pjesë e kompanisë “49 Enterprises”, e cila vlerësohet nga revista “Forbes” me një pasuri 4.79 miliardë paundë në total, duke qenë kompania sportive e 11-të më e pasur në botë. /i.m /abcnews.al