“Amerika është gati për një kapitull të ri”, Obama lavdëron Kamala Harris për fjalimin emocionues

schedule09:00 - 21 Gusht, 2024

schedule 09:00 - 21 Gusht, 2024

Në një sallë të mbushur me ovacione Barack Obama deklaroi se Shteteve te Bashkuara nuk I duhet kaosi që sjell Donald Trump dhe as kërcënimi që i bën një politikan I tillë Demokracisë. Ish presidenti Amerikan deklaroi se kapitulli i Ri që i duhet vendit është Kamala Harris si Presidente e SHBA.

“Ne nuk na duhen 4 vite të tjera të mbushura me rrëmujë dhe kaos. Ne e kemi parë atë film më parë dhe e dime se vazhdimi i diçkaje të tillë është akoma më i keq. Amerika është gati për një kapitull të ri. Amerika është gati për një histori më të mire dhe ne jemi gati për një Presidente si Kamala Harris”, tha ai.

Barack Obama vlerësoi Joe Biden si njeriun që do të mbahet mend në Historinë e Shteteve të Bashkuara si njeriu që shpëtoi Amerikën nga kërcënimi Trump.

Por në natën e dytë të Konventës së Demokratëve në Chicago, ajo që sulmoi më ashpër Donald Trump ishte ish zonja e parë e Shtëpisësë së Bardhë së Bardhë Michelle Obama. Bashkëshortja e Barack Obamës ironizoi Trump mbi qasjen e tij të ashpër ndaj emigrantëve duke I thënë se puna që ai ëndërron të bëjë mund të jetë një punë  e njerëzve me ngjyrë.

“Dua të di se kush do ti tregojë Donald Trump se puna që kërkon aktualisht të bëjë është një mund të jetë thjesht një nga ato punët e zeza që bëjnë njerëzit me ngjyrë”, theksoi Michelle Obama.

Ish zonja e parë e Shtëpisë së Bardhë deklaroi se populli Amerikan nuk mund të zgjedh në Krye të vendit një njeri si Trump.

“Ai është i njëjti mashtrues i vjetër I cili po dyfishon gënjeshtar e tij, ai është një mizogjen, një racist që kërkon të zëvendësim të të drejtave të njerëzve me idetë e tij duke thënë se do ta bëj jetën tone më të mire. Si synon ta bëjë këtë gjë? Duke shkurtuar kujdesin tone shëndetësor, duke hequr mundësinë e fertilizimit in-vitro apo duke na ndalur të drejtën e Abortit. Asgjë që ai kërkon nuk do ti mësojë fëmijëve tanë si të përballojnë të ardhmen”, theksoi ajo.

Në natën e dytë të Kongresit të Demokratëve në Çikago u mbajt edhe votimi I Delegatëve për të zgjedhur  Kamala Harris si kandidaten e tyre  për zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Ky votim ishte thjesht simbolik, pasi kandidatura e Harris ishte zyrtarizuar që në nisje të këtij muaji pasi zëvendëspresidentja aktuale mori mbështetjen e më shumë se gjysmës së delegatëve Demokrat.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!