“American British STEM Academy”/ Hapet shkollë e re në Tiranë

schedule09:10 - 27 Maj, 2023

schedule 09:10 - 27 Maj, 2023

Tirana ka një shkollë të re, American British STEM Academy.  Themeluesi i New York University në Tiranë  rikthehet me grupin e bashkëpunëtorëve të tij të vjetër, me një iniciative të re dinamike në arsim.

Në ceremoninë e inaugurimit të shkollës më të re në kryeqytet morën pjesë drejtues të shkollës, të ftuar nderi, mësues, prindër dhe nxënës.

American British STEM Academy ka mbështetjen e New York College Education Group dhe përmes partneritetit të këtij të fundit me universitete të njohura në Evropë dhe në SHBA mundëson sjelljen e risive më të fundit të arsimit në botë.

ABA STEM vjen në Tiranë si shkolla e parë shqiptare që ofron mësimdhënien e bazuar në metodologjinë STEM.

STEM është akrononimi për Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë, i cili i referohet mësimdhënies dhe të nxënit në fushën e shkencave natyrore, teknologjisë, inxhinierisë dhe matematikës, dhe jo vetëm, nëpërmjet një qasjeje të mirëfilltë që i ka munguar deri më tani arsimit në Shqipëri.

STEM, një filozofi e re dhe inovative edukimi që përdor shkencën për t’i dhënë zgjidhje të qëndrueshme problemeve që lindin në një realitet që pëson ndryshime të vazhdueshme, nxit kreativitetin, promovon punën në grup, fuqizon mendimin kritik, ngjall kuriozitetin e nxënësve për shkencën, mëson aftësitë e komunikimit, shfrytëzon më së miri teknologjinë dhe i përgatit nxënësit e saj për karrierën e tyre në fusha të ndryshme.

Fëmijët që përgatiten përmes STEM arrijnë të kuptojnë risitë dhe janë të gatshëm të përfshihen pahezituar ndaj teknologjive të reja.

Përmes punës praktike të nxënësve në laboratorë, të zhvilluar me pajisje bashkëkohore, atyre ju sigurohet  marrja e plotë e njohurive dhe koncepteve në fushat e ndryshme të dijes.

Kjo shkollë, në përputhje me metodologjinë ndërkombëtare STEM ofron tre cikle të plota të mësimdhënies: ciklin fillor; 9-vjecar dhe gjimnaz.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!