Amendamenti për Kosovën/ Kulluri: Propozimi i Bashës nuk nxit tensione. Kërkesa e realizueshme, nuk ka pengesa

schedule18:17 - 24 Janar, 2024

schedule 18:17 - 24 Janar, 2024

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri thotë se propozimi i kryetarit të kësaj force politike, Lulzim Basha për dërgimin e një amendamenti në Kuvend, ku do kërkojë që Shqipëria t’i ndajë 5 miliardë lekë të reja ndihmë ushtarake shtetit të Kosovës, është e realizueshme.

Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Kulluri u shpreh se nuk ka pengesa nga NATO për këtë çështje dhe shtoi se propozimi i Bashës nuk nxit tensione.

“Kjo është teknikisht e realizueshme. Buxheti i shtetit miratohet në vitin paraardhës në Kuvendin e Shqipërisë, mund të ndryshohet në ligjin organik të buxhetit të shtetit. Është krejtësisht e realizueshme, nuk ka pengesa nga aleanca atlantike për këtë çështje. Duhet mbështetur edhe nga opinioni publik, është propozim patriotik, jo nacionalist. Nuk nxit tensione, por për të mbrojtur kapacitetet e sigurisë së Kosovës. Është në të drejtën e tij si kryetar i Partisë Demokratike që të bëjë propozime, aq më tepër për Kosovën, që ka një agravim përmes disa shpenzimeve ushtarake të paarsyeshme të Serbisë. Serbia sot nuk është e rrezikuar nga askush.

Ne mendojmë që një kontribut i yni financiar do të ishte shumë e mirë për rroitjemn e kapaciteteve të sigurisë. Nuk ka partner të shqetësuar. Rama duhet të jetë i hapur ndaj këtij propozimi”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!